Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar sot shpalljen fajtor të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako në lidhje me skandalin e korrupsionit në inceneratorin e Tiranës.
Organi i akuzës kërkon për Bllakon dëmin me 5 vite burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike për akuzat korrupsion pasiv të funksionarëve shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë.
Seanca e radhës për çështjen e tij do të mbahet më 7 mars.
Bllako, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, akuzohet për “korrupsion pasiv” në dy raste, në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës.
Ai akuzohet se përfitoi rreth 120 mijë euro rryshfet, si pagesë për makinerinë e verërave të të atit, Edmond Bllako, dhe 7 milionë e 520 mijë lekë nga shoqëria koncesionare për ndërtimin e inceneratorit për Vladimir Bezhanin, i cili ishte këshilltar i jashtëm i ish-ministrit Lefter Koka.