Pamje të rënda erdhën sot në redaksi nga fabrika e skrapit në hyrje të Fushë-Krujës që helmon përditë banorët e zonës me tymrat e djegieve gjatë natës.
Në imazhe shihen sasi të mëdha tymi të lëshuara pa kriter nga furrat, në dukje pa filtra ose masa mbrojtëse, të cilat shkaktojnë erë të padurueshme dhe rrjedhimisht po u shkurtojnë jetën banorëve në shtëpitë e tyre.
Përgjegjësit e fabrikës zgjedhin të kryejnë djegiet e plastikave natën kur abuzimi rëndë është më pak i dukshëm, pa u merakosur për dëmin ndaj një komuniteti të tërë.
Çuditërisht një aktivitet i tillë vrasës tolerohet nga autoritetet e qytetit, edhe pse i kushton shëndetin banorëve dhe fëmijëve të tyre.
Ata i bëjnë thirrje zyrtarëve të mos mbyllin sytë ndaj shkeljeve të tilla të ligjeve e normave qytetare, duke kryer biznes në kurriz të shëndetit të njerëzve.
Denoncimi:
“Gjate nates djegin kabuj dhe plastika tek pika e skrapit te shijakasve ne hyrje te Fushkrujes, i mbyten njerzit, aty afer nuk flen dot gjum naten aq ere e keqe behet, i mbyten femit e vegjel kta legena se i djegin gjat natës”