Fshati Barkanesh i braktisur për shkak të mungesës së rrugës: Banorët në kushte të vështira

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 28.02.2025, 13:26

Fshati Barkanesh, i vendosur vetëm 6 kilometra larg qytetit të Krujës dhe pranë burgut të Zaharisë, po përballet me një situatë të rëndë infrastrukturore. Mungesa e një rruge të rregullt ka detyruar shumë banorë të largohen, ndërsa ata që kanë mbetur përballen çdo ditë me vështirësi të mëdha.

Një qytetar na shkruan se pavarësisht ankesave të vazhdueshme drejtuar bashkisë, nuk është marrë asnjë masë për shtrimin e rrugës. Fëmijët detyrohen të ecin në këmbë ose të presin për ndonjë makinë të rastit për të shkuar në shkollë, ndërsa mungesa e një shërbimi infermieror e ka bërë edhe më të vështirë jetesën në këtë zonë. Qytetari shkruan se banorët duhet të transportojnë të moshuarit deri në spital për çdo nevojë mjekësore, pasi nuk kanë mundësi të marrin ndihmë në fshat.

Ndërkohë, kryetari i bashkisë nuk është paraqitur në zyrë prej gjashtë muajsh, sipas denoncuesit, ndërsa kryeplaku nuk ka shfaqur interes për situatën. Pavarësisht premtimeve të dhëna ndër vite, rruga mbetet e pandryshuar dhe fshati po boshatiset me ritme të shpejta.

Barkaneshi, që njihet edhe si një zonë me vlera turistike dhe që vizitohet nga të huajt, vijon të mbetet në harresë. Banorët shpresojnë që institucionet përgjegjëse të marrin masa sa më parë për të ndalur këtë braktisje dhe për të siguruar një infrastrukturë minimale për komunitetin.

Mesazhi i plotë:

Dua te denoncoj nje rruge Behet fjale per fshatin barkanesh. Vetem 6 km nga qyteti i krujës Na ka torturuar si rruge, nderkohe te gjithe bashkefshatare jane detyruar te lene fshatin per 6km rruge sepse bashkia nuk ka mar asnje mase per shtrimin e kesaj rruge, femijet jane te detyruar te shkojne ne kembe ose me makina te rastit ne shkolle. Kryetari ka 6 muaj qe nuk vjen ne zyre Kryeplaku nuk intetesohet fare.. Sherbim infermieror nuk ka , jemi te detyruar te marim pleqte dhe ti cojme ne spital per nje sherbim te vogel.. Eshte fshati barkanesh , ne afersi te burgut te zaharise. Fshataret e kan shprehur ne bashki ketr shqetesim pafund, por njehere na thone ska ardhur kryetari qe 6 muaj ne zyre , disa here thone do te rregullohet, po ka vite qe ende asgje. Nderkohe fshati boshatiset me shpejtesi per ata 6 kilometra rruge , plus qe eshte edhe vend turistik sepse vizitohet nga te huajt shume. Shpresojme qe ai kryetari ta shohi kete masaker te rruges dhe te veproje. As nje transport prr femijet dhe puntoret nuk ka vendosur , te pakten me orar te kufizuar. Ata qr punojne e bejne rrugen c'do dite ne kembe vajtje – ardhje. Imagjinoni cfare tmerri eshte ta besh ate rruge ne kemb mbas 8 oreve apo 12 oreve pune Ndersa kur kemi njerez te familjes te semure detyrohemi i cojme te rrine tek te afermit ne qytet sepse nuk marin dot sherbim , kur e therret infermierin thote nuk kam me cfare vij sepse eshte rruge e keqe”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit