Kabina e zhveshur elektrike ‘tmerron’ këmbësorët në Valias, pak metra larg zyrave bashkiake

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 28.02.2025, 11:33

Qytetarë të shqetësuar sollën sot pamje instalimesh skandaloze të rrjetit elektrik në Valias në periferi të kryeqytetit, ku kabinat e hapura e të ndryshkura të rrjetit qëndrojnë kërcënueshëm pranë rrugës së këmbësorëve, disa metra larg njësisë bashkiake.

Në pamje shihet transformatori i zhveshur i lidhur në shtyllën elektrike dhe poshtë tij skeleti kabinës së hapur elektrike, e cila mezi dallohet pasi është përfshirë nga bimësia, duke u kthyer në një grackë vdekjeje për këdo që mund ta prekë pa e pasur mendjen.

Bimësia e egër që ka përfshirë “instilacionin”, në mot të nxehtë mund të kthehet gjithashtu në një burim zjarri duke shtuar edhe më tej rrezikun.

Banorët vendas me të drejtë bëjnë apel për pajisje dhe instalime të sigurta, larg rrugëve të ngushta që përdoren nga fëmijë e të rritur për të kryer punët e përditshme.

Denoncimi i qytetarit:

"Keto jane investimet ne rrjetin energjitik ne Kamez… 20 metra nga dera e zyrave te Bashkise kabinat elektrike jane zaptuar nga ferrat ku ka rrezik per zjarr dhe jane totalisht te pa mbrojtura … ku eshte nje rrezik i madh per femijet."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit