Mickoski në Turqi në takim me Erdoganin, do të nënshkruhet deklarata politike për themelimin e Këshillit për Bashkëpunim

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.02.2025, 11:01

Kryeminsitri Hristijan Mickoski, do të udhëtojë për vizitë në Republikën e Turqisë, bëri të ditur pres shërbimi qeveritar.

Mickoski gjatë qëndrimit të tij në Turqi do të takohet me presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ku do të nënshkruhet deklaratë e përbashkët politike për krijimin e Këshillit për Bashkëpunim të Nivelit të Lartë midis Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ky Këshill do të themelohet me qëllim thellimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, si në nivel bilateral, rajonal ashtu edhe në atë global.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit