Bathorja pa rrugë, Rakipi-banorëve: Sa të jem unë harrojeni, t’ua bëjë JOQ meqë më denoncuat

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.02.2025, 10:54

Ditën e djeshme, JOQ ALBANIA publikoi shqetësimin e banorëve të Bathores për rrugën “Argjinatura” e cila edhe pse nyje lidhës mes Zall Herrit, Tapizës e Kamzës, është lënë në harresë nga bashkia.

Banorët thanë se prej 25 vitesh kjo rrugë është në gjendje skandaloze, askush nuk ka vënë dorë për ta rregulluar dhe sa herë bie shi gjendja e saj bëhet edhe më e mjerueshme.

Por ky denoncim publik i banorëve të Bathores duket se nuk i ka pëlqyer aspak kryetarit të Bashkisë Kamëz, Rakip Suli.

Kur qytetarët i kanë treguar denoncimin, ai ka reaguar ashpër duke thënë se sa të jetë vetë kryetar i Kamzës, nuk do ta rregullojë këtë rrugë, edhe pse plani ka qenë që brenda 2025 të mbyllet si punim.

Gjithashtu Rakipi u sugjeron qytetarëve që rrugën t’ua rregullojë JOQ, meqë kanë bërë denoncim publik, por harron se fondet i merr vetë bashkia dhe është përgjegjësia e tyre sigurimi i infrastrukturës së duhur për qytetarët që drejton.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit