10 të arrestuar në bandën e drogave të vëllezërve shqiptarë në Milano

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 28.02.2025, 10:48

Antimafia italiane e Milanos njoftoi goditjen e një grupi trafikantësh drogash droge në qendrën veriore, pjesa më e madhe e të cilëve ishin shqiptarë.

Pas një hetimi të gjatë të kryer nga zyrtarët janë arrestuar në total 10 persona të dhe të tjerë po hetohen për rrjetin e shpërndarjes së drogave ‘me postë-biçikletë’, ndërsa u sekuestruan pasuri dhe asete me vlerë mbi 500 mijë euro.

Më i fundit i organizatës u prangos pak ditë më parë, një 37-vjeçar shqiptar që u soll nga Gjermania për t’u përballur me drejtësinë, identiteti i të cilit nuk është bërë publik. Hetuesit thanë se banda shqiptare kishte organizuar strategji gati perfekte dhe baza e aktivitetit ishte zona e Trezzo.

Grupit iu sekuestruan tre llogari me vlerë 150 mijë euro, një apartament 120 metra i blerë në me paratë e trafikut të drogës dhe 45 mijë euro të tjera të gjetura gjatë operacionit. Qendra e rrjetit të trafikut ishte apartamenti në via Santa Caterina, banesa e vëllezërve shqiptarë që komandonin organizatën me të paktën tetë shqiptarë dhe një italian.

Aktiviteti ishte shtrirë deri në zonën e Bergamos ndërsa kokainë shitej deri në 80 euro për një gram.

Dyshimet e hetuesve erdhën pas standardit të lartë të jetesës që kishin vëllezërit shqiptarë që drejtonin bandën, ashtu si dhe anëtarët e tjerë të bandës. Vëllai i madh drejtonte grupin ndërsa më i vogli bënte peshimin e dozave të drogës dhe ndarjen e korrierëve.

Fillimisht ishte kapja e një 32-vjeçari në posedim të 110 dozave kokainë, me peshë 55 gramë, që çoi te drejtuesit dhe struktura kriminale. Nga vëzhgimi dhe ndjekja me kamera e të dyshuarve, u zbulua edhe mekanizmi i shpërndarjes me postë nëpërmjet biçikletave, përveç veturave, raportojnë hetuesit italiane.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit