Deputeti shqiptar në Zvicër: Për një shportë të perzier në vlerë prej 50 euro, një zvicerran paguan rreth 40% më pak TVSH se një kosovar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.03.2025, 10:48

Deputeti në Bern i cili vjen nga Kosova, Korab Rashiti ka bërë një analizë/krahasim mjaft interesant.

Ai ka analizuar një shportë të përzier në vlerë prej 50 euro/frang, duke treguar se sa TVSH paguhet për to në Kosovë e sa në Zvicërr.

Sipas analizës së tij, del se për këtë shportë, një zvicerran paguan mbi 40% më pak TVSH.

E plotë: Për një shportë me vlerë 50 euro/CHF, ku 25 euro/CHF janë mallra të zakonshme dhe 25 euro/CHF ushqim në supermarket, një qytetar i Kosovës paguan 4,50 euro TVSH (18% për 25 euro + 8% për 25 euro), ndërsa një zviceran paguan 2,68 CHF TVSH (8,1% për 25 CHF + 2,6% për 25 CHF).

Një zviceran paguan rreth 40,4% më pak TVSH se një kosovar për këtë shportë të përzier.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit