Vrasja e 24-vjeçares në Tiranë: Çifti nga Lindja e Mesme erdhën më 19 shkurt, bashkëshorti i arratisur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.02.2025, 09:29

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 24-vjeçare palestineze, Ryyan Alwan, është gjetur e vdekur në një apartament të marrë me qira pranë Bllokut të Ambasadave.

E reja dyshohet se është vrarë nga partneri i saj, Fadi Alwan, i cili është gjithashtu palestinez dhe 49 vjeç.

Ngjarja është zbuluar mesditën e së enjtes, dhe autoritetet po hetojnë rastin pasi dyshohet se ka ndodhur disa ditë para.

Sipas informacioneve, pas krimit, Fadi Alwan dyshohet se është larguar nga Shqipëria. Ata kishin ardhur në Shqipëri më 19 shkurt, duke mbërritur në Rinas.

Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të përcaktuar vendndodhjen e autorit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit