Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.02.2025, 09:08

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, vende vende nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Për shkak të mjegullës, dukshmëria është ulur në 70 metra në qafat malore të Strazhës dhe Bukovës.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Në autostradën A1, aksi Demir Kapi – Smokvicë nga 20.02.2025. deri më datë 31.05.2025, për shkak të rikonstruksionit të tubit të tunelit të majtë të tunelit T2, do të ketë ndryshim të përkohshëm në qarkullim. Tubi i majtë i tunelit të tunelit T2 është plotësisht i mbyllur për qarkullim, ndërsa trafiku është plotësisht i orientuar në tubin e djathtë të tunelit me zhvillim të dyanshëm të trafikut.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit