Një qytetare nga Tirana ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania mungesën e energjisë elektrike në zonën e Yzberishtit për më shumë se 5 orë, duke krijuar një situatë tejet të vështirë për banorët.
Sipas saj, ndërprerja e energjisë ka lënë të bllokuar shumë familje, përfshirë ato që jetojnë në katet e larta të pallateve. OSHEE dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, e drejtuar nga Belinda Balluku, mbajnë përgjegjësi për këtë situatë, e cila po rëndon jetën e përditshme të qytetarëve.
Mesazhi i plotë i qytetares:
Ky nuk është rasti i parë që OSHEE lë banorët në errësirë për orë të tëra, duke treguar edhe një herë dështimin e institucioneve për të siguruar një shërbim bazë si energjia elektrike.