Stili i jetesës, faktori kryesor në rritjen e rasteve me kancer tek të rinjtë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 27.02.2025, 20:36

Rastet e sëmundjeve tumorale tek të rinjtë janë në rritje, dhe mjekët theksojnë se trajtimi varet nga koha e diagnostikimit. Në Spitalin Onkologjik në QSUT, pacienti më i ri këtë vit është një 17-vjeçar me melanomë, ndërsa një vajzë 23-vjeçare është trajtuar për kancer gjiri, i zbuluar në fazë të hershme.

Sipas mjekëve, mbijetesa varet nga faza e zbulimit dhe lloji i tumorit. Disa pacientë në stade të avancuara mund të jetojnë vetëm disa vite, ndërsa të tjerë, pas trajtimit, mund të rikthehen në një jetë normale për dekada. Ndjekja mjekësore pas trajtimit mbetet jetike për menaxhimin e sëmundjes.

Ndër faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet tumorale, mjekët përmendin stilin e jetesës, faktorët mjedisorë, ushqimin dhe stresin. Për këtë arsye, ata theksojnë rëndësinë e një jetese të shëndetshme dhe kontrolleve të rregullta mjekësore për parandalim dhe diagnostikim të hershëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit