Përplasi të moshuarën me makinë dhe u largua, arrestohet Klevisi i “TikTok”-ut

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 27.02.2025, 19:31

Klevis Shasho nga fshati Pojan i Maliqit është arrestuar pasi ka përplasur me makinë një këmbësore.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ku 24-vjeçari ka përplasur me makinë një këmbësore në fshatin Pojan, shtetasen me iniciale S.K, 68 vjeç dhe është larguar nga vendi i ngjarjes

Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Mësohet se e moshuara ndodhet ende në spitalin e Korçës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Klevis Shasho është një personazh i njohur në “TikTok”, i cili jeton vetëm me gjyshen e moshuar dhe vëllain e vogël. Ata jetonin në një banesë të rrënuar, që Klevisi e rikonstrukturoi pas të ardhura që mori nga “TikToku”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit