Hodhën në treg 21 ton mandarina me pesticide, gjykata lë në burg të arrestuarit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 27.02.2025, 18:46

Gjykata e Beratit ka vendosur të lërë në fuqi masën e arrestit me burg për tre personat e ndaluar, Arben Dyli, Elton Tafaj dhe Elson Tahiraj.

Ata akuzohen se hodhën në treg 21 ton mandarina me pesticide, që ishin kthyer nga Kroacia.

Gjatë seancës me dyer të hapura, avokatët e tyre thanë se klientët janë viktima të konkurrencës tregtare dhe vunë në dyshim analizat kroate.

Arben Dyli tha se nuk e dinte që duhej të njoftonte AKU për mandarinat e kthyera, ndërsa fermeri Elton Tafaj pretendoi se i hodhi ato në landfill pasi i ishte thënë se ishin të prishura.

“Mu thye zemra kur i hodha sepse ishte djersa ime”, tha ai. Tafa kishte debatuar me Dylin pasi dyshonte që mandarinat e kthyera mbrapsht nuk ishin të tijat, e megjithatë ai e mori të mirëqenë dhe i hodhi në plehra.

Pavarësisht pretendimeve të tyre, gjykata e cilësoi arrestimin të ligjshëm dhe vendosi që të tre të mbeten në burg.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit