Një studim i Universitetit të Pennsylvania në SHBA thotë se cigaret elektrike si me edhe pa nikotikë, shkaktojnë dëm të rëndë ndaj trupit tënd.
Megjithëse media e prezanton atë si një “alternativë” ndaj tymosjes së duhanit, tashmë është kuptuar se kjo mund të jetë edhe më keq, shkruajnë studiuesit.
Drejtuesja e studimit të Universitetit të Pennsylvania, Dr Marianne Nabbout studioi të identifikonte efektet e cigareve elektrike dhe të tymosjes së duhanit në funksionet vaskulare
‘Funksione vaskulare’ mjekët quajnë qarkullimin e gjakut, thithjen e oksigjenit nga enët e gjakut dhe largimin efektiv të mbetjeve të procesit.
Në nëntor 2024 studimi analizoi 31 tymosës të moshave 21 deri në 49 vjeç.
Atyre iu bënë skanime një para dhe një pas tymosjes së duhanit, të cigareve elektrike me nikotikë dhe cigareve elektrike pa nikotinë.
Pas çdo thithjeje të tymit kishte reduktim të shpejtësisë së rrjedhës së gjakut në vena dhe në arterien femorale (të kofshës) që furnizon gjymtyrët me gjak.
Reduktimi më i madh i funksioneve vaskulare u vërejt pas thithjes së cigareve elektrike pa nikotinë.
"Kjo sugjeron afekte të forta që cigaret elektrike kanë në qendrat vaskulare të trupit të njeriut. Nëse konsumi i shpejtë i këtyre aparateve ka një efekt kaq të dukshëm, është e qartë se ato mund të shkaktojnë sëmundje kronike vaskulare”, tha doktoresha Dr. Nabbout, duke i referuar gjendjeve si aneurizma, mpiksje e gjakut në vena, trombozë në vena dhe sëmundje të arterieve koronare, shkruan rrjeti Ladbible.
Megjithëse media i prezanton ato si një “alternativë” ndaj tymosjes së duhanit, tashmë është kuptuar se kjo mund të jetë edhe më keq