‘Manovra ekstreme’ të shoferëve në Tiranë, të detyruar nga trafiku skandaloz

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 27.02.2025, 17:28

Pamje të ardhura në redaksi nga rrugët e bllokuara prej trafikut absurd në Tiranë, tregojnë lëvizje ekstreme e në shkelje të rregullave prej shoferëve të stresuar.

Në pamjet nga bulevardi qendror shihen automjetet në semaforin mbi lumin Lana, që tentojnë të kthehen për të vijuar në Unazë, por ndërkohë bllokojnë kalimin e atyre që shkojnë drejt Sheshit Skënderbe.

“Piloti” i paduruar me makinën e zezë, shihet që duke tentuar të shmangë bllokimin merr një kthesë të fortë dhe hyn në korsinë e drejtimit të kundërt ku rrezikon një përplasje të mundshme me automjetet që vijnë përballë tij.

Situata të tilla shihen gjithnjë e më shpesh në rrugët e ngjeshura të kryeqytetit, të cilat përkeqësohen nga bllokime ose punime të dyshimta të bashkisë, që rëndojnë më shumë gjendjen.

Zhvillimi vjen ironikisht në një kohë kur kryeministri ka njoftuar për bllokime të përhershme rrugësh në kryeqytet, kësaj radhe në zonën qendrore të ish-Bllokut, që të bën të mendosh se ndoshta bllokimi i trafikut është 'qëllimi' i autoriteteve.

Nuk dihet sesi logjikohen politikat e zyrtarëve por çdokush e kupton se bllokimet e rrugëve përkeqesojnë lëvizjen e automjeteve dhe njerëzve që duan të punojnë e jetojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit