Dënohet 1.5 vite burg ish-kryebashkiaku i Pogradecit por i konvertohet në “shërbim prove”

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 27.02.2025, 16:50

Gjykata e Posaçme ka dënuar sot ish-kryebashkiakun e Pogradecit, Eduart Kapri, me 1 vit e gjashtë muaj burg për abuzim me detyrën, por me klauzolën e “dënimit të shkurtuar” ai nuk do të kryejë asnjë ditë në qeli pasi dënimi u konvertua në ‘shërbim prove’ ose ‘monitorimi’ për 2 vjet.

Eduart Kapri është shpallur fajtor për “Shpërdorim të detyrës” të kryer në bashkëpunim për lejimin e një ndërtimi të ndaluar nga gjykata.

Tashmë Kapri, gjatë ‘shërbimit të provës’ duhet të mos kryejë vepër tjetër penale dhe që të mos shoqërohet me persona të dënuar për vepra penale.

Bashkë me të u dënuan dhe juristi i Bashkisë së Pogradecit Besjan Meço dhe Besmira Niko, me detyrë specialiste në Drejtorinë e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, me nga 1 vit burgim secili për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, por edhe atyre u është konvertuar dënimi në shërbim prove për një afat prej 1 vit e 4 muajsh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit