Një shqetësim i rëndësishëm ka ardhur në redaksinë tonë, lidhur me situatën aktuale në spitalin onkologjik në QSUT, ku pacientët e prekur nga kanceri po përballen me mungesën e kimioterapisë për një javë të tërë.
Sipas qytetarit që na shkruan, pacientët që kishin datat e tyre të caktuara për trajtimin e kimioterapisë janë informuar se medikamentet jetike që nevojiten për trajtimin e tyre nuk janë në dispozicion.
Medikamentet thuhet se vijnë nga jashtë, por nuk ka një datë të saktë se kur do të mbërrijnë. Për momentin, pacientët janë udhëzuar të presin, pa asnjë informacion të qartë rreth mundësive për trajtimin e mëtejshëm.
Kjo ka shkaktuar shqetësim te ata, të cilët ndjehen të pafuqishëm në këtë situatë, duke pasur parasysh rëndësinë jetike të medikamentit, siç është Trastuzumab Emtanzine (Cadcyla) 160mg, që është i domosdoshëm për shumë pacientë me kancer.
Mesazhi i plotë:
“Pershendetje JOQ kemi nje shqetesim per onkologjikun ne QSUT pasi prej nje jave ka munges kimioterapish…askush ska informacion se ca do behet,na thon qe duhet te presim pasi kto medikamente qe jan jetike per jeten e njerezve me kancer vijn nga jasht..anonim te lutem Jo,kemi shkuar para nje jave kur kishim daten per kimioterapi edhe na kan then qe ka munges medikamenti edhe do na njoftojn kur te vije Por se kur do vi ska nje date Pacientja ka filluar ka kriza dhe besoj dhe te tjeret jo vec njeriu im Trastuzumab emtanzine (cadcyla)160mg Ky esht medikamenti qe vjen nga jasht”.