Një tjetër rast është dërguar për shqyrtim në Prokurorinë e Elbasanit nga specialistët e Hetimit të Krimeve Kibernetike.
Shtetësja K. Sh., 35 vjeçe, dyshohet se ka publikuar materiale fyese dhe ofenduese ndaj bashkëshortit të saj në rrjetin social TikTok, ndërsa ata ndodhen në proces për zgjidhjen e martesës.
Ky veprim ka çuar në nisjen e procedimeve penale për shpifje dhe ofendim publik, pasi materialet e publikuara përmbanin informacion të pavërtetë dhe kanë dëmtuar imazhin e marrëdhënies së saj.