Rritet numri i të prekurve nga gripi në Maqedoninë e Veriut

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.03.2025, 14:30

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se gjatë javës së kaluar janë regjistruar 3035 raste me grip ose sëmundje të ngjashme me gripin, që përbën 11.3 për qind më shumë raste krahasuar me javën paraprake.

Gjithashtu gjatë kësaj periudhe një person ka ndërruar jetë si pasojë e gripit, por që kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese dhe i cili nuk ishte i vaksinuar kundër gripit. 712 raste të gripit janë fëmijë nga mosha pesë deri në 14 vjeç dhe 375 fëmijë deri në moshën 4 vjeç.

Ndërsa numri më i madh i të prekurve nga gripi është në Shkup. Për dallim nga periudha e njëjtë vitin e kaluar, tani rritje të të prekurve prej 36.4 për qind.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit