40 mijë shqiptarë të arsimuar largohen çdo vit, secili i kushton vendit 14 mijë euro humbje

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 27.02.2025, 14:22

Çdo shqiptar i aftë për punë që largohet i kushton vendit 14 mijë euro, thotë një studim i ri që detajon humbjet e ekonomisë vendase nga emigracioni i kohëve moderne dhe joshja e rrogave perëndimore.

Një studim për emigrimin e të rinjve në vendet e Ballkanit Perëndimor i realizuar nga “Fondacioni Westminster për Demokraci” tregon se çdo largim dobëson vendin tonë në drejtim të arsimimit dhe punësimit.

Studimi merr në analizë një mesatare prej 41 mijë e 700 persona në vit të larguar nga Shqipëria, duke përmendur se kosto totale e arsimit në vend arrin deri në 500 milionë euro, që në shumë raste kthehen në para të humbura.

Ndërsa shkollimi i një shqiptari në varësi të nivelit arsimor llogaritet në 6 mijë euro për shkollën fillore, 9 mijë e 300 euro për shkollën e mesme, 18 mijë euro për studimet akademike dhe 32 mijë euro për studimet doktorale.

Kjo do të thotë se largimet nga emigracioni i kushtojnë vendit 5-6 përqind të prodhimit të brendshëm bruto, që është një ndikim i konsiderueshëm në rritjen e munguar ekonomike të Shqipërisë.

Përfitimi i vetëm i Shqipërisë nga të larguarit janë remitancat e dërguara nga emigrantët, por kjo vlen vetëm për më të rinjtë në vitet e para të punës në emigracion, dhe nuk përcaktohen si një tregues pozitiv i vendit.

Përveç ndërgjegjësimit individual ose familjar nuk ka mënyra të ndryshimit të kësaj tendence fatkeqe të botës moderne ku shifra e shpërblimit mujor ose ëndrra e pasurisë konsiderohet motivimi i vetëm për të rinjtë.

Rrjedhimisht të larguarit kanë nisur të zëvendësohen me refugjatë aziatikë nga qeveria shqiptare, duke kopjuar një tendencë të parë tashmë në shumë vende të botës perëndimore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit