Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në rrugën “Gjon Muzaka”, ku një grua rreth 30 vjeçe, shtetase e huaj, e cila jetonte me qira në një banesë aty pranë, është gjetur pa shenja jete.
Sipas informacioneve të para, në trupin e saj janë vërejtur plagë të shkaktuara me një mjet prerës, çka ka ngritur dyshime mbi rrethanat e vdekjes.
Autoritetet po punojnë për identifikimin e saj dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.