Bllokohet nesër kalimi në pikën kufitare të Kakavijës për shkak të grevës në Greqi

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 27.02.2025, 14:00

Kalimi në pikën kufitare të Kakavijës do të jetë i pamundur nesër për shkak të një greve të shpallur nga pala greke. Greva pritet të nisë në orën 08:00 dhe të zgjasë deri në orën 24:00, sipas orës greke.

Sipas burimeve të fundit, vetëm ambulancat dhe makinat funerale do të lejohen të kalojnë, ndërsa të gjitha mjetet e tjera do të mbeten të bllokuara. Megjithatë, qytetarët që udhëtojnë në këmbë do të kenë mundësi të kalojnë kufirin.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nëse greva do të prekë edhe pikën kufitare të Kapshticës dhe nëse punonjësit grekë në këtë doganë do t’i bashkohen protestës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit