30-40 mijë $ për person, arrestohet 48-vjeçari për trafikimin e shqiptarëve drejt SHBA

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 27.02.2025, 13:11

Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë për trafik emigrantësh drejt SHBA, në këmbim të shumave të mëdha të parave.

I arrestuari Sinan Kovaci akuzohet se është pjesë e një rrjeti kriminal që ka trafikuar dhjetëra shtetas shqiptarë nga Evropa drejt Shteteve të Bashkuara. Ky aktivitet dyshohet se ka nisur në vitin 2020.

I arrestuari dhe të dyshuarit e tjerë në hetim, kanë ndihmuar kalimin në mënyrë të paligjshme të shtetasve shqiptarë dhe të shtetasve të huaj, nga brenda Shqipërisë dhe vendeve të tjera drejt Shteteve të Bashkuara, kundrejt pagesave prej 30 deri në 40 mijë dollarë për person.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 26.02.2025, Departamenti i Policisë Kriminale, nëpërmjet Njësisë së Përbashkët Hetimore dhe me bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës dhe me Njësinë e Hetimeve Kriminale pranë Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të Shteteve të Bashkuara prezente në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, ka depërtuar në një rrjet kriminal të akuzuar për kontrabandën e dhjetëra shtetasve shqiptarë nga Evropa në Shtetet e Bashkuara. Ky aktivitet dyshohet se ka nisur në vitin 2020.

Në bazë të një urdhër arresti, të lëshuar nga Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, një nga të dyshuarit, shtetasi S. K., 48 vjeç, banues në Tiranë, është arrestuar.

I arrestuari dhe të dyshuarit e tjerë në hetim, kanë lehtësuar kalimin në mënyrë të paligjshme të shtetasve shqiptarë dhe të shtetasve të huaj, nga brenda Shqipërisë drejt Shteteve të Bashkuara, kundrejt pagesës prej 30-40 mijë dollarë për person.

Hetimet vazhdojnë së bashku me partnerë të tjerë ligjzbatues, brenda dhe jashtë Shqipërisë, për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të kontrabandës me qenie njerëzore.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit