AUV: Asgjësohet 1980 kilogramë mish i pasigurt

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.02.2025, 13:00

Veterinerët zyrtarë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), pas kontrollit të jashtëzakonshëm ditën e djeshme, kanë urdhëruar asgjësimin e padëmshëm të 1980 kilogramëve mish pule të ngrirë të pasigurt me origjinë nga Polonia, i cili u transportua me një automjet të sekuestruar nga MPB nga një autor i panjohur.

Mishi ishte i ambalazhuar në 180 pako nga 11 kilogramë secila dhe ishte në fazën e shkrirjes në momentin e kontrollit.

“Në automjetin e sekuestruar, mishi i pasigurt transportohej në kushte të papërshtatshme, pra pa regjimin e kërkuar të temperaturës për mishin e ngrirë (minus 18 gradë celsius) dhe pa asnjë dokument origjinës – certifikatë shëndetësore veterinare, dokument tregtar dhe dokumente të tjera të nevojshme për të garantuar sigurinë e produktit”, thonë nga MPB.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit