Dumani jeton në luks pas hekurave / I akuzuari: Edhe ne do të bëhemi vrasës si ai

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 27.02.2025, 12:54

Petrit Qoli, i akuzuar për vrasje me paramendim dhe i përfshirë në dosjen “Plumbi i artë”, hedh akuza të forta ndaj Nuredin Dumanit

Petrit Qoli, ndaj të cilit rëndon akuza për vrasje me paramendim dhe që është një nga të përfshirët në dosjen “Plumbi i artë”, ka drejtuar akuza të forta ndaj bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Dumani nuk u paraqit në seancën e fundit gjyqësore për arsye shëndetësore.

Nga njëra anë, Qoli ka deklaruar se mbështet SPAK-un dhe GJKKO-në dhe ndihet i lumtur për punën e tyre, por nga ana tjetër është shprehur se po detyrohet të ndjekë të njëjtën rrugë si Nuredin Dumani.

Si çdo shqiptar, dhe ata të diasporës, jam i lumtur për SPAK dhe GJKKO. Dumani si vrasës me pagesë shijon jetën jashtë sallës dhe ne baltosemi. Ai do do Coca-Cola, palestër dhe femra. Jam dobësuar 40 kg, jemi në burg kot. Jam 25 vite besimtar, prokuroria dhe gjykata mund të ma heqin baltën. Kam frikë se do vdes nga veremi dhe jo nga burgu. Ai është mongol leshator, do bëhemi si Nuredini, do vrasim 5-6 vetë dhe 5 mln euro të groposura, dalim dhe marrim statusin,” – është shprehur ai.

Ndërkohë, gjykata ka vendosur të pezullojë afatin e paraburgimit për të gjithë të akuzuarit deri në seancën e radhës, e cila do të zhvillohet më 4 mars.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit