Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.02.2025, 12:56

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka parandaluar një tentativë për kontrabandë me mallra nga Maqedonia e Veriut, gjatë një operacioni të realizuar në kufirin lindor të Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë, më 26 shkurt 2025, rreth orës 20:00, njësia e Task Forcës ka marrë informacione për një automjet, të dyshuar se po transportonte mallra të kontrabanduara përmes rrugëve malore.

Automjeti i dyshuar, një Sharan me targa SK nga Maqedonia e Veriut, u ndalua dhe u kontrollua.

Gjatë kontrollit, dyshohet se mallrat që po transportoheshin ishin të kontrabanduara dhe përdoreshin për një postë të shpejtë.

“Në momentin e ndalimit, personat e dyshuar që ndodheshin në automjet kanë sulmuar zyrtarët policorë dhe doganorë, duke shkaktuar lëndime trupore dhe dëmtuar një automjet zyrtar. Për shkak të këtij incidenti, autorët janë arrestuar dhe janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit”, ka njoftuar policia.

Një nga të arrestuarit kishte qenë i arrestuar disa ditë më parë për një rast tjetër të kontrabandës.

Hetimet për këtë rast po vazhdojnë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në koordinim me institucionet e drejtësisë.

Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës po vazhdojnë përpjekjet e tyre për luftimin e kontrabandës dhe të gjitha formave të krimit, duke siguruar rend dhe ligj në kufijtë e vendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit