Aktori amerikan Gene Hackman, i cili ka fituar dy çmime Oskar në karrierën e disa dekadave, është gjetur i vdekur bashkë me bashkëshorten e tij, pianisten Betsy Arakawa, dhe qenin e tyre.
Zyra e sherifit tha se kishin gjetur aktorin 95-vjeçar dhe gruan 64 vjeçare, të vdekur në shtëpinë e tyre në shtetin New Mexico.
“Nuk ka dyshime për krim deri tani, edhe pse shkaku i saktë i vdekjeve nuk është përcaktuar ende. Sherifi i Santa Fe po vijon hetimet,” thanë autoritetet në një deklaratë.
Mediat vendase thanë se ngjarja mund të jetë një helmim aksidental ose i qëllimshëm me gaz karbonik.
Hackman ka hequr dorë nga rolet prej moshës 70-vjeçare pasi tha se “i jepeshin vetëm role të moshuarish”.
Ai ka jetuar gjithmonë në Santa Fe, New Mexico, dhe ka dy fëmijë nga martesa e mëparshme me Faye Maltese, e cila vdiq në 2017.
Ai dhe Arakawa ishin martuar në 1991.