Dembelizmi i bashkisë kthen Lumin e Tiranës në ‘lumë plehrash’

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 27.02.2025, 12:03

Qytetarë të shqetësuar të zonës së Institutit në veri të kryeqytetit, denoncuan sot gjendjen e rëndë të ndotjes në Bregun e Lumit ku uji kthehet në një transportues të mbeturinave urbane në zonat periferike.

Pamjet nga zona pranë Institutit Bujqësor, tregojnë brigjet dhe rrjedhën e lumit të mbushur me mbeturina të llojeve të ndryshme, që ndotin zonën e banuar dhe shtojnë rrezikun e sëmundjeve për qytetarët.

Banorët me të drejtë kërkojnë që bashkia të vendosë aty pika hedhjeje mbeturinash, në mënyrë që ato mos mbeten në ujë ose pranë banesave, por të tërhiqen rregullisht për të zbutur gjendjen e ndotjes në zonë.

Lumi gjithashtu raportohet se sjell mbeturina nga zona urbane më herët gjatë rrjedhës së tij si Babrroi e Paskuqani, çka tregon mangësi në organizimin e punës së pastrimit përtej Institutit Bujqësor.

Denoncimi:

“Joq shiko si hidhen mbeturinat te Bregu i Lumit si ne 97, imagjino 870 mije euro per zonjen Xoxa dhe skan mundesi me sjell nje kosh per plehrat te Bregu i Lumit, Tirane. Kjo eshte fiks te Istituti Bujqesore tiranë, se aty poshte kalon ky lumi i Tiranes po shume mbeturina vijne dhe nga lart hidhen qe nga Babrroi, Paskuqan e poshtë”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit