Plehrat e pambledhura pushtojnë rrugët e spitalit të Lushnjes

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 27.02.2025, 11:09

Qytetarë të shqetësuar nga Lushnja denoncuan sot gjendjen shokuese të mbeturinave të pambledhura në qytet, të cilat prej neglizhencës së bashkisë po mbushin rrugët duke shtuar rrezikun e sëmundjeve për fëmijë e të rritur.

Në pamje e dërguara në redaksi qytetari tregon sesi fare pranë shtëpive dhe spitalit të qytetit, koshë të dëmtuar mbeturinash derdhen në rrugë, të neglizhuar prej kohësh nga punonjësit e pastrimit.

Rasti bëhet edhe më i rëndë në sezonin kur fëmijët po preken çdo ditë nga sëmundje e viroza të ndryshme, ndërsa prindërit dhe komuniteti nuk dinë se cili është shkaku i vërtetë.

Banorët bëjnë apel për angazhim të punonjësve dhe zyrtarëve në detyrat e tyre dhe në ruajtjen e higjienës së komunitetit që i paguan me taksa.

Denoncimi:

“Pershendetje, me duhet te bej nje denoncim per plerate kanceroze me ndodhen perpara shpise, lagjia Xhevdet Neprevishta, Lushnje. Ju lutem kemi femije qe po semuren dita dites po i cojme ne spitale. Gjendja eshte si e shikoni dhe ne kte momente.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit