31 fëmijë përfshirë dhe bebe gjenden në qendrën e dyshuar të trafikut në Bosnje

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 27.02.2025, 10:25

Policia e zonës autonome Brcko në Bosnje tha se ka arrestuar tre persona pas gjetjes së “një numri të madh fëmijësh” të huaj që mbaheshin në një shtëpi.

Personat që u gjetën me fëmijët u arrestuan me akuza trafiku fëmijësh, abuzim femijësh dhe neglizhim fëmijësh.

Ende nuk ka informacione të sakta për ngjarjen por policia tha se fëmijët mes të cilëve edhe bebe, mbaheshin në një shtëpi familjare në distriktin Ivici në Brcko.

Autoritetet thanë se i kishin zhvendosur fëmijët në një vendndodhje të sigurt dhe se arrestimet ishin kryer në bashkëpunim me shërbimet sociale dhe Kryqin e Kuq të Brcko.

“Duke parë kuadrin ligjor ndaj autorëve të këtyre krimeve të rënda kundër fëmijëve e të miturve, ne duhet të veprojmë me kujdes për të parandaluar lëndime të mundshme dhe të mbrojmë interesat e fëmijës”, tha policia e Brcko në një deklaratë.

Policia tha fillimisht se “një numër i madh fëmijësh ishin gjetur”, ndërsa rrjeti vendas FTV, citonte burime të hetimeve të thonin se ishin 31 fëmijë, përfshirë dhe bebe.

Rrjeti vendas Klix.ba tha se fëmijët kishin dokumente kroate dhe se një grua italiane ishte gjetur me ta.

Zyrtarët po hetojnë në zbulimin e përgjegjësve, ndihmësve të tyre dhe krijimin e këtij rrjeti në dukje të djallëzuar e të sofistikuar.

Identiteti i saktë i fëmijëve gjithashtu do të përcaktohet, tha një burim për rrjetin "Blic".

Policia tha se fëmijët mes të cilëve edhe bebe, mbaheshin në një shtëpi familjare në distriktin Ivici

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit