“Çfarë dreqin po bëni?” Të rinjtë shqiptarë sulmojnë italianin dhe qentë e tij: Brez agresiv

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.02.2025, 08:52

Agresiviteti, dhuna verbale dhe fizike janë bërë tanimë tipari kryesor i shumë të miturve dhe të rinjve në vendin tonë.

Rastet ku të rinjtë konfliktohen dhe përfshihen në sherre banale me bashkëmoshatarët janë të shumta, por tani dhuna po drejtohet edhe të rriturit e kafshët.

Një shtetas italian që ndodhet në Shqipëri është përballur me këtë lloj dhune pak ditë më parë. Ai ka treguar se teksa shëtiste me dy qentë e tij, Cico dhe Lilli, një grup me 5-6 djem, rreth 20-vjeçarë i janë afruar dhe i kanë goditur me shkelm qenin.

Por pasi ai ka kërkuar shpjegim mbi këtë sjellje agresive dhe të pakuptimtë, ai është përballur me ofendime dhe dhunë fizike ndaj tij, pasi të rinjtë shqiptarë e kanë goditur me grushte në kokë dhe fytyrë.

Ai thotë se ka denoncuar në polici të rinjtë pasi raste të tilla tregojnë më së miri agresivitetin, zemërimin dhe urrejtjen me të cilën po rriten fëmijët shqiptarë ditët e sotme dhe vetëm duke i publikuar këto raste mund të merren masa sa jemi ende në kohë.

@ilmioviaggioinalbania23 Aggredito a Tirana #albania #tirana #ilmioviaggioinalbania #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #doglovers #dog ♬ suono originale – il mio viaggio in albania 2023

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit