Aktorja Michelle Trachtenberg është gjetur e pajetë mëngjesin e sotëm në One Columbus Place, sipas The New York Post dhe ABC News. Policia nuk e konsideron vdekjen të dyshimtë dhe besohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrore. Një autopsi pritet të përcaktojë shkakun.
Trachtenberg nisi aktrimin që në fëmijëri, duke luajtur në Nickelodeon përpara se të bëhej e famshme me rolet e saj në Buffy the Vampire Slayer dhe Gossip Girl. Ajo ishte gjithashtu protagoniste në komedinë e njohur Eurotrip (2004). Për rolin e saj në Buffy, ajo u nominua për tre çmime Saturn Awards dhe fitoi një Young Artist Award.
Lajmi i ndarjes nga jeta ka tronditur fansat dhe kolegët.