Kuzhina e një apartamenti në një pallat në lagjen "Vullnetari" në qytetin e Elbasanit është përfshirë nga flakët rreth orës 18:40 këtë të mërkurë.
Shkak i flakëve u bë pakujdesia gjatë ndezjes së bombolës së gazit. Në kuzhinë kishin ndierë erë gazi dhe, në vend që të mbyllnin ventilin e bombolës, e ndezën, duke shkaktuar shpërthimin në flakë.
Fatmirësisht, nuk ka pasur dëme në njerëz, ndërsa familjarët, të këshilluar nga shërbimi zjarrfikës, kanë ulur automatin dhe kanë vepruar sipas instruksioneve të zjarrfikësëve, të cilët ndërhynë me shpejtësi për izolimin dhe shuarjen e flakëve.