KPA lë në detyrë prokurorin Valentin Preçi, qytetari: Më ka kërkuar 20 mijë euro, është i korruptuar!

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 26.02.2025, 17:57

Prokurori i Tiranës, Valentin Preçi, ka kaluar me sukses një tjetër betejë ligjore, pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi të lërë në fuqi konfirmimin e tij në detyrë. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i KPA, duke hedhur poshtë kërkesën e SPAK dhe Komisionerit Publik për shkarkimin e Preçit për probleme në kriteret e pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit. KPA e çmoi si të besueshëm prokurorin, duke u mbështetur në shpjegimet dhe dokumentacionin e paraqitur.

Megjithatë, ky vendim ka shkaktuar zemërim dhe zhgënjim tek ata që e kanë njohur nga afër dhe kanë treguar për JOQ ALBANIA se si Preçi u kërkonte para që t’i pushonte çështjen, dhe kur nuk i jepnin atëherë bënte çfarë kishte në dorë për të të lënë në burg.

“Kam pasur një përvojë të vështirë me prokurorin Valentin Preçi, i cili kërkoi një shumë të madhe parash për të zgjidhur një çështje ligjore që kam pasur. Ai kërkoi deri në 20,000 euro për të pushuar çështjen. Persona të tjerë që njoh u ka kërkuar hapur fare deri në 6,000-7,000 euro për të nxjerrë nga burgu.

Më kujtohet shumë mirë, kur kam refuzuar të paguaj, ai ka tentuar të ndikojë në gjyqtarët dhe procedurat, duke përdorur autoritetin e tij për të ndikuar në vendimet që do të merreshin. Ky është një akt që nuk mund ta pranoj dhe që ka shkatërruar besimin tim në sistemin e drejtësisë.”- shkruan qytetari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit