Modelja erotike turke përballet me 5 vjet burg për ‘sjellje të pamoralshme’

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 26.02.2025, 17:46

Prokurorët në Turqi kanë kërkuar sot dënim me pesë vjet burg për një modele të rrjeteve sociale që është ndaluar me akuza “veprimesh të turpshme e të pamoralshme.

27 vjeçarja Merve Taşkın u ndalua dhe u vendos në arrest shtëpie në Stamboll, me akuza të përsëritura “sjelljesh të pamoralshme”, sipas nenit 226 të kodit penal turk.

Ajo akuzohet për publikim e shpërndarje të përmbajtjeve që ofendojnë moralin publik, duke iu referuar fotove e videove me të brendshme ose pozave seksuale me të cilat e reja akumulonte audiencën e saj në rrjet.

Policia e Stambollit kishte marrë disa ankesa për përmbatjet që Taşkın shpërndante online, të cilat sollën ndalimin e saj në fillim të muajit.

Në deklaratën e saj Taşkın pranonte se kishte bërë postime erotike por vetëm ‘për ditën e Shën Valentinit’, me qëllim rritjen e audiencës publike. Ajo refuzon se përmbajtje e saj janë kriminale apo se shkelin ligjin, ndërsa shton se disa imazhe private të cituara në akuza ishin dërguar me mesazhe dhe nuk ishin bërë në publik.

Por autoritetet turke kanë ashpërsuar ligjet kundër imoralitetit në rrjet për të vendosur rregullat e vlerave konservatore muslimane, megjithë ankesat e grupeve liberale për ‘kufizim të lirisë së shprehjes.’

Në raste të ngjashme më herët zyrtarët turkë kanë ndaluar modele të rrjetit pornografik OnlyFans dhe botues të artikujve me gjuhë të turpshme.

Prokurorët kanë dërguar në gjykatë dënimin e kërkuar për Taskin dhe data e gjyqit pritet të publikohet së shpejti.

Taşkın pranonte se kishte bërë postime erotike por vetëm ‘për ditën e Shën Valentinit’

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit