Shtohet numri amerikanëve që refuzojnë pastën e dhëmbëve me florur, industria e quan veprimin ‘qesharak’

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 26.02.2025, 16:29

Të gjitha pastat komerciale të dhëmbëve në raftet e marketeve kanë në përbërie kimikatin florur, që justifikohet nga industria se ndihmon në parandalimin e kaviteteve, por një numër në rritje studiuesish sugjerojnë së fundmi se përbërësi është një toksinë që ndikon në sistemin nervor të njeriut.

Përveç deklaratës së autoriteteve mbi avantazhet e florurit, ka vetëm pak studime të vjetra që janë marrë për bazë në përdorimin e tij për higjenën e gojës.

Teksa numri i produkteve artizanale për të larë dhëmbët rritet bashkë me refuzimin për florurin, studiuesit thonë se fërkimi i dhëmbëve vetëm me furçë nuk mjafton.

Floruri është një kimikat që gjendet në formë natyrore nga lidhja e florinës me kalciumin dhe fosfatin, për të krijuar kristalin fluoro-apatit, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Prej viteve 60 kjo substancë i shtohet edhe sistemit të furnizimit me ujë në SHBA dhe botën perëndimore me idenë e “vrasjes se mikrobeve”.

Por vitet e fundit këto praktika zyrtare janë përballur me shumë sfida dhe akuza abuzimi.

Studimet kanë ekzaminuar lidhje të mundshme të fluorit dhe disa kancerave të kockave, edhe pse rezultatet nuk janë pranuar nga shkenca zyrtare.

Disa dentistë të njohur dhe kompani të pastës së dhëmbëve kanë sugjeruar se pasta me florur duhet evituar në favor të versioneve “natyrale” që gjithashtu parandalojnë kavitetet e dhëmbëve.

Tashmë 5 përqind e amerikanëve llogaritet se nuk përdorin pastat komerciale të dhëmbëve me fluorur, teksa kompania Tom's of Maine që prodhon pastën pa fluorur renditet e dyta më e shitur në rrjetin Amazon.

Kritikët thonë se fluoruri duhet eliminuar nga ushqimet dhe uji i konsumit pasi është kimikat toksik për njeriun, por kjo refuzohet nga stabilimenti dhe industria që mbrojnë teorinë dhe fitimet e tyre.

Jeff Davis, kreu i farmaceutikëve britanikë Sheffield Pharmaceuticals të cilët shesin si pastë dhëmbësh me florur edhe pa të, thotë se është pranuar që fluoruri ndihmon me kavitetet, por dëmet që ai mund të shkakojë nuk dihen. Kështu që njerëzit e shqetësuar për efektet e fluorurit të tepërt në pastën e tyre, zgjedhin atë pa fluorur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit