Të gjithë festonin karnavalet, ai shiste kokainë , arrestohet shqiptari në Itali

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 26.02.2025, 16:04

Një 22-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane pasi është kapur duke shitur lëndë narkotike ndërsa të tjerët festonin karnavalet në një shesh në Venecia.

Media italiane shkruan se gjatë monitorimit të shtuar të festave, kur kërkesa për drogë rritet në mesin e mijëra turistëve, katër policë të patrullës së lagunës ndaluan një 22-vjeçar shqiptar dhe e dërguan në komisariat. Ata e kishin parë për një kohë teksa lëvizte përgjatë Strada Nuova nga Santi Apostoli drejt Ponte delle Guglie dhe të jepte përshtypjen e dikujt që përpiqej t'i shmangej vështrimit të policisë.

22-vjeçari e kishte fshehur kokainën në të brendshme. Atij iu sekuestruan 40 doza kokaine.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit