Gjendet shëndosh e mirë burri nga Gjakova që dje u raportua i zhdukur

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.02.2025, 15:50

Burri nga Gjakova që dje ishte raportuar i zhdukur nga familjarët e tij, tashmë është gjetur.

Lajmin e kanë konifrmuar familjarët e Masar Vulës, të cilët njoftuan se ai është gjetur shëndosh e mirë.

I moshuari po kërkohej që nga dita e martë, ku në të gjitha rrjetet sociale u publikua edhe fotografia e tij.

Përveç familjarëve dhe qytetarëve vullnetmirë, për gjetjen e tij ishin angazhuar edhe personat kompetent nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit