Vaktia e Ramazanit 2025 për Kosovë – Agjërimi, Syfyri dhe Iftari

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.02.2025, 15:46

Të shtunën nis muaji i muaji i shenjtë i Ramazanit.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës ka publikuar vaktin e Ramazanit për vitin 2025.

Dita e parë e Ramazanit është me 1 mars, ku koha e syfyrit është në ora 04:34, ndërsa iftari në ora 17:33.

Kurse, dita e fundit e Ramazanit është më 29 mars, ndërkaq dita e parë e Fitër Bajramit është më 30 mars, ditë e dielë.

Ramazani është muaji më i zgjedhur dhe më i rëndësishmi për të gjithë myslimanët. Muaji në të cilin është urdhëruar agjërimi dhe në të cilin filloi zbritja e Kur’anit të madhërishëm.

Çdo besimtar i sinqertë e pret me gëzim Ramazanin, duke shpresuar në mëshirën dhe faljen e Allahut. Është koha kur zakonet dhe detyrimet tona jetësore ua nënshtrojmë momenteve kur fillojmë agjërimin dhe kur bëjmë iftarin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit