Bashkia e Tiranës gërmon gropa në rrugën te Fresku dhe braktis punimet prej nëntorit

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 26.02.2025, 15:38

Një tjetër denoncim ka ardhur në redaksi për politikat e dyshimta të Bashkisë së Tiranës, që me pretekstin e shtrimit të rrugëve i shkatërron ato dhe i lë hapur me muaj me radhë.

Imazhet tregojnë gjendjen e rrugës Kleanthi Koçi në zonën e Freskut, ku asfalti është zhveshur nga punonjësit bashkiakë që prej nëntorit, por prej atëherë punimet çuditërisht janë ndalur duke lënë zonë të mbushur me baltë e gropa.

Njoftimi i bashkisë flet për një afat gjashtë-mujor punimesh që është gjithsesi i ekzagjeruar për rrugicat 3-4 metra të gjera, pa llogaritur këtu zvarritjet e mëtejshme të punimeve që vënë në provë të fortë durimin e banorëve.

Nuk dihet cili është qëllimi i vërtetë i këtyre politikave, por sjellja irrituese është kthyer në një zakon të urryer të zyrtarëve të bashkisë, ashtu si dhe në burim dëmesh dhe zemërimi për qytetarët që duan vetëm të vazhdojnë jetën e tyre.

Denoncimi:

“Prsh, doja t’ju kerkoja te publikoni nje shqetsim per nje lagje e cila ka qe ne nentor te 2024 qe esht prishur, me pretekstin per ta shtruar. Ata e prishen dhe ate asfalt qe ishte dhe s’kan ardhur me. Rruga Kleanthi Koci eshte ne Fresk, degezimi i rruges Shefqet Kuka.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit