Prostitucioni në Elbasan/ rritje e rasteve, 19 gra dhe vajza të arrestuara

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 26.02.2025, 15:26

Gjatë vitit 2024, Elbasani po përballet me një rritje shqetësuese të rasteve të ushtrimit të paligjshëm të prostitucionit. Sipas të dhënave zyrtare, 19 gra dhe vajza janë arrestuar pasi janë kapur duke ushtruar këtë veprimtari. Shumica e tyre vijnë nga Spanja dhe Kolumbia, ndërsa ekspertët e lidhin këtë fenomen me varfërinë dhe kushtet e vështira sociale në qytet.

Prostitucioni po kthehet në një sfidë për autoritetet lokale, të cilat gjatë vitit të kaluar kanë ndërmarrë 19 arrestime për këtë vepër penale. Nga këto, 12 raste lidhen me gratë që ushtronin prostitucion, ndërsa në 7 raste të tjera janë arrestuar persona të përfshirë në shfrytëzimin e tij.

Ndërkohë, përveç prostitucionit, gratë dhe vajzat në Elbasan rezultojnë të përfshira edhe në vepra të tjera penale. Më e zakonshmja mbetet shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, e ndjekur nga dhuna në familje dhe dëmtimet me dashje.

Të dhënat për vitin 2023 tregojnë se veprat penale më të shpeshta ku janë përfshirë gra dhe vajza në qarkun Elbasan janë:

Shumica e grave të përfshira në vepra penale janë të moshës 21-45 vjeç dhe jetojnë kryesisht në zonat urbane. Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën dhe të ndërmarrin masa për ta luftuar këtë fenomen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit