Vlorë, i moshuari jeton në varfëri ekstreme, nuk siguron dot as bukën dhe ilaçet

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 26.02.2025, 14:49

Një denoncim shqetësues vjen nga Vlora për Zija Mbolajn, një të moshuar të sëmurë, i cili po jeton në kushte të rënda dhe i harruar nga institucionet. Me një pension prej vetëm 150 mijë lekësh të vjetra, ai nuk arrin të sigurojë as ushqimin dhe as ilaçet e nevojshme për shëndetin e tij.

Shtëpia e tij ndodhet në një gjendje kritike dhe rrezikon të shembet, por pavarësisht situatës së rëndë, deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim nga autoritetet. E vetmja ndihmë për të moshuarin vjen nga fqinjët, të cilët, me mundësitë e tyre, përpiqen ta mbështesin.

Ndërkohë që institucionet heshtin, mbetet për t’u parë nëse ky apel do të zgjojë reagimin e duhur për të ndihmuar një nga qytetarët më në nevojë të Vlorës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit