Një grua 52-vjeçare nga Tirana është vënë nën hetim, pasi dyshohet se ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi të një 44-vjeçareje, e shoqëruar me mbishkrime fyese.
Sipas autoriteteve, çështja është referuar në Prokurori nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike, i cili ka nisur procedimin penal ndaj shtetases M. Sh. Hetimet po vijojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësinë ligjore të palëve të përfshira.
Materialet i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.