‘Punimet’ e bashkisë së Cerrikut shkatërrojnë rrugët, lënë banorët pa energji prej muajsh

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 26.02.2025, 13:17

Punimet e bashkisë së Cerrikut për riparimin e një ujësjellësi i kanë kushtuar shtrenjtë banorëve të fshatit Selitë, që tashmë e gjejnë veten të izoluar e me rrugë të kthyera në kanale balte.

Banorët e tronditur dëshmojnë se rrugët më parë ishin të rregullta ndërsa punimet kanë shkatërruar gjithçka dhe prej tre muajsh nuk hyjnë e dalin dot nga fshati përveçse me automjete të larta.

Ata gjithashtu denoncojnë dëmtimin e rrjetit elektrik dhe ndërprerjet e energjisë sa herë bie shi, madje në disa raste kanë qëndruar disa ditë pa drita.

Pamjet e dërguara tregojnë baltën e thellë në rrugët para shtëpive të fshatit dhe disa materiale ndërtimi të lëna nga punonjësit, të cilët prej muajsh zvarrisin punimet duke trazuar jetën e vendasve.

Politikanët lokalë u kanë premtuar atyre prej vitesh rregullimin e problemeve në fshat por çuditërisht në vend të përmirësimit të jetës së komunitetit, angazhimet zgjedhore janë bërë një makth i zgjatur për popullin.

Denoncimi:

Jam një banor i fshatit Selitë, bashkia Cerrik, Bashkia na bëri një dhurat të bukur para 3 muajsh, nisi punen per ujsjellsin e ri. Rrugët e lagjeve me pare, ishin për bukuri. Këta të bashkis i kan prish çdo rrugë lagje nuk dilet me as me traktor jo më në këmb. Kjo është një pjes e vogël e një lagjeje por ka edhe më keq. Nuk mund ti bëj video të gjithe fshatit. Problemi tjetër është se energjia elektrike është premtuar para 3 mandatëve që do riparohet por nuk është bër akoma. Këtu një ves shi po te bjere ka raste rrime edhe 3 dite pa drita.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit