Një denoncim nga një qytetar i Gramshit ngre dyshime mbi cilësinë dhe qëllimin e punimeve të fundit në rrugët e qytetit. Sipas qytetarit, rruga është shtruar me një shtresë asfalti tepër të hollë, që ai e cilëson si "asfalt elektoral" në prag të zgjedhjeve.
Nga pamjet që na ka dërguar denoncuesi, duket qartë se shtresa e asfaltit është minimale dhe nuk garanton qëndrueshmëri afatgjatë. Banorët ironizojnë këtë investim, duke falënderuar me sarkazëm autoritetet për "nderin" që u bëhet me një punim që nuk plotëson standardet.
Ata kërkojnë një investim serioz, jo thjesht një manovër e përkohshme në prag të zgjedhjeve.
Mesazhi i plotë:
“Persh joq falenderojm bashkin e gramshit qe na "nderojn" me 1 cm asfalt elektoral para zjedhedhjeve flm i rujt zoti”.