Banorë të pallateve të zonës së ish-Ekspozitës në qendër të Tiranës, denoncuan vërshimin e ujerave të zeza në rrugët para banesave të tyre pasi janë kthyer në një makth për lëvizjen si dhe kanë sjellë një erë të rëndë që detyron kalimtarët të zënë hundët e gojën.
Sipas tyre, dalja e ujërave të papastra shkaktohet prej zyrave të shumta të ndërtuara pa plan mes pallateve ekzistuese, çka ka dëmtuar tubacionet e kanalizimet dhe rrjedhimisht krijon këtë djep sëmundjesh e infeksionesh për banorët e zonës.
Banorët kërkojnë ndihmë për ndalimin e pisllëkut që shpesh mbush segmente të tëra të rrugëve të brendshme, në një kohë kur megjithë raportimet e shqetësimit, bashkia e Tiranës ka neglizhuar problemin prej kohësh.
Denoncimi:
"Pershendetje! Kjo video eshte kryer sot. Jemi ne Tirane tek ish-ekspozita, duken qarte tubacionet e ujerave te zeza qe dalin nga zyrat e ndertuara pa planifikim, nga pallatet ekzistuese. Ujerat e zeza derdhen ne pusetat qe jane per ujerat e shiut dhe sa here bie shi ato tejmbushen dhe derdhen ne rruge sic shihet ne video. E gjithe rruga eshte e lagur nga ujerat e zeza dhe aroma eshte e tmerrshme (nuk kalohet dot pa vendosur nje rrobe sepse eshte e pamundur). Ju lutem dua te publikohet dhe te merren masa sepse eshte nje problem qe ka shume kohe dhe askush deri me tani nuk i ka dhene nje zgjidhje. Faleminderit!"