“I përçmueshëm, djallzor”, rrjetet sociale dënojnë vizionin e animuar të Trump për Gazën

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 26.02.2025, 12:00

Shumë njerëz kanë pritur të papritura nga presidenti ri amerikan Donald Trump, por postimi i tij i fundit në rrjetet sociale, një version i inteligjencës artificiale për Gazën e ‘epokës Trump’, i kalon kufijtë e degjenerimit.

Video e postuar nga presidenti tregon pamje të gjeneruara artificialisht sesi mund të jetë Gaza pas fushatës të përgjakshme ushtarake të Izraelit, teksa me muzikë euforike në sfond shihet transformimi i saj në utopi në nder të presidentit, shkruan rrjeti images.dawn.com

Në video Gaza shihet e kthyer në një rezort bregdetar, ku aleati i Trump, Elon Musk, pi koktejle dhe kërcen në plazh, teksa kartëmonedha shihet që bien prapa tij.

Akoma më e sikletshme është një statujë e florinjtë e Trump dhe një hotel i quajtur ‘Trump Gaza’, teksa provokimi vjen pas vdekjes së rreth 47 000 palestinezëve dhe shkatërrimit të shtëpive të tyre në Gaza.

Një përdorues i rrjetit X (më parë Twitter) tha: “Çdo ditë ka një tjetër surprizë të pisët nga Trump. Kjo është e përçmueshme, e ligë”.

Senatorja e shtetit amerikan të Nebraska, Megan Hunt, në komentet e saj të matura tha: “Trump propozon marrjen e kontrollit të rripit të Gazës, zhvendosjen e palestinezëve dhe kthimin e vendit në një rezort luksi, në një shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe parimeve themelore të drejtësisë e sovranitetit”.

Hunt shton se Trump nuk e konsideron Gazën si shtëpinë e miliona qenieve njerëzore, por si tokën e projektit të tij më të fundit të biznesit.

“Jeta e palestinezëve nuk do të thotë asgjë për të, por ata janë vetëm një pengesë për t’u fshirë me bulldorezë për të ndërtuar kazino, fusha golfi dhe rezorte plazhi”, shkruan Hunt, sipas rrjetit Images.dawn.com

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit