Pas Allajbeut, edhe Vilma Nushi në SPAK

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.02.2025, 12:17

Vilma Nushi, një ndër oligarket më të mëdha të shëndetësisë, është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Edhe pse ende nuk dihet zyrtarisht arsyeja e thirrjes në SPAK, Nushi është akuzuar për dy nga koncesionet më të bujshme të këtij sektori, Sterilizimi dhe Check-Up-i.

Pak ditë më parë, në SPAK u paraqit edhe Klodian Allajbeu, pronar i Spitalit Amerikan, gjithashtu i përfshirë në koncesionet miliona euroshe të shëndetësisë shqiptare.

JOQ ka hulumtuar prej vitesh në skandalet e sistemit të shëndetësisë por Vilma Nushi dhe Klod Allajbeu janë amnistuar si nga qeveria, ashtu edhe nga opozita, dhe kanë vijuar të qetë me vjedhjet e tyre.

Nushi, zotëruese e koncesionit korruptiv të Check Up-it, ka përfituar miliona euro nga taksat tona pa kryer asnjë prej shërbimeve të caktuara në kontratë. Me ndihmën e 'pupetave' në krye të Shëndetësisë, Nushi dhe i gjithë fisi i saj, përfitojnë në mënyrë abuzive tenderat më të fuqishëm dhe u ofrojnë shqiptarëve vetëm lodhje, stres, mundim dhe xhepa të zbrazur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit