Zhduket i moshuari në Gjakovë, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.02.2025, 11:29

Një qytetar nga Gjakova raportohet të jetë zhdukur.

Masar Vula është larguar nga shtëpia dhe akoma nuk dihet asgjë rreth vendndodhjes së tij.

Familjarët kanë deklaruar se ai është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur.

Ndërsa nga Shoqata e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës kanë bërë të ditur se tashmë ka filluar një operacion i kërkim-shpëtimit në zonën e Gjakovës pas raportimeve për zhdukjen e Masar Vulës.

“Ekipet tona janë në terren dhe po punojnë intensivisht për të gjetur personin e zhdukur, duke përdorur pajisje të kërkimit dhe duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet lokale.Gjithashtu, ftojmë këdo që mund të ketë informacione të vlefshme për vendndodhjen e Masar Vulës të na kontaktojë në numrin tonë të emergjencës: 045 112 102”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit